Loading…
Burgu famëkeq i Kroacisë kur torturoheshin edhe shqiptarët
  • 12/06/2019 | 15:40

Burgu famëkeq i Kroacisë kur torturoheshin edhe shqiptarët

Goli Otok ka qenë burgu famëkeq që shërbente për të mbyllur të gjithë ata njerëz të cilët ishin kundër sistemit të Jugosllavisë, mes tyre edhe shume shqiptare, shkruan Gazeta Metro.


Sot është një vend i braktisur në shtetin kroat! Ishte e gjatë 2 kilometra po aq edhe i gjerë, ku vetëm vetëm 1/4 e ujdhesës ka qenë pjesë aktive e punueshme. Në gjithë rrethin ujdhesës gjenden bunkerët e betonit, shkruan Gazeta Metro

Të burgosurit kryesisht ishin aktivistë politik kundër sistemit të asaj kohe dhe që promovonin projekte nacionaliste dhe për ndarjen e federatës Jugosllave. Nga të burgosurit kanë qenë serbë, kroatë, shqiptarë, sllovenë dhe maqedonas, por edhe të burgosur të kombësive të tjera.

Në burgun Goli Otok kanë qenë mbi 16 mijë të burgosur, ku sipas historianëve 600 nga ta kanë vdekur nga torturat që u bëheshin aty. Të burgosurit mbylleshin në ishull, larg çdo kontakti me njerëz të tjerë dhe ishin të detyruar të punonin.

Ishin të shumtë ata të cilët izoloheshin në këtë institucion të vuajtjes së dënimit, si stalinistët, nacionalistët, simpatizantët e komunizmit dhe mbështetësit e ish Bashkimit Sovjetik.

Burgu ishte i shtrirë në ujdhesën Goli Otok, dhe ka qenë burgu më famëkeq i ish Jugosllavisë pas Luftës së Dytë Botërore./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë