Loading…
Burgu super luksoz ku me dëshirë do ta kalonit dënimin
  • 14/08/2019 | 17:15

Burgu super luksoz ku me dëshirë do ta kalonit dënimin

Të dënuarit do të kenë telefonat dhe kompjuterët e tyre në burgun më të ri e më të madh që pritet të hapet në Britani, transmeton Gazeta Metro.


“HMP Berwyn” që do të hapet në Wrexham, ka një kapacitet prej 2100 të dënuarish.

Një qeli, nëse mund të quhet e tillë, do të ndahet mes dy personave dhe brenda tyre janë të përfshirë kompjuteri, telefoni, dushi dhe banja.

Fatkeqësish për të dënuarit nuk do të lejohet interneti, gjithsesi për të kaluar kohën e lirë ata do të kenë opsione të shumta.

Por burgu, i cili ka kushtuar 256 milion euro, ka marrë shumë kritika se nuk është aq sa duhet ndëshkues.

Por drejtuesi i këtij burgu, Russ Trent, shprehet se beson se “HMP Berwyn” do të jetë mjaftueshëm rehabilitues për të dënuarit dhe do të ndihmojë që ata aftësohen profesionalist e do jenë të gatshëm për të rinisur jetën pas dënimit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë