Loading…

Buroja e Hashim Thaçit i jep përkrahje të fuqishme Lushtakut e Nurës

  • 13/10/2021 | 23:32

Buroja e Hashim Thaçit i jep përkrahje të fuqishme Lushtakut e Nurës

Pritje madhështore dhe mbështetje e jashtëzakonshme është bërë sonte në Burojë të Skenderajt, për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), shkruan Gazeta Metro.

PDK ka mbajtur tubim në Burojë të Skenderajt, ku siç dihet aty është edhe vendlindja e presidentit Hashim Thaçi.

Në këtë tubim ka qenë, Memli Krasniqi, Sami Lushtaku dhe kandidati Fadil Nura.

Për këtë tubim ka shkruar edhe Krasniqi, ku ka thënë se ka pasur pritje madhështore.

“Atmosferë e njëjtë mbizotëroi edhe në takimin me qytetarët e Klinës së Epërme, në përkrahje të kandidatit tonë për kryetar të Komunës së Skenderajt, Fadil Nura. Drenica, bastioni jonë i pathyeshëm i ka dhënë Kosovës projektin më të madh kombëtar – Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, që është ADN-ja e Partisë Demokratike të Kosovës. E, Partia Demokratike e Kosovës është më se e vendosur për ta rimarrë qeverisjen në Skenderaj, sepse ky qytet dhe Drenica në tërësi, meriton të qeveriset dinjitetshëm. UÇK është zemra e Kosovës, ndërsa PDK është në zemrën e Drenicës. Dhe, adresa e vetme e PDK-së në zgjedhjet e 17 tetorit është numri 177”, ka shkruar Krasniqi.

Ndërkaq pamjet e tubimit i ka shpërndarë Mergim Lushtaku. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]zetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë