Loading…

Burrat me pak bark po konsiderohen më seksi

  • 09/05/2026 | 13:04

Burrat me pak bark po konsiderohen më seksi

Për vite me radhë, standardi i mashkullit “perfekt” ishte barku me muskuj dhe trupi i skalitur në palestër. Por studime dhe anketa të fundit tregojnë se gjithnjë e më shumë gra preferojnë burra me një trup normal, me pak bark dhe pa muskuj ekstremtë.


Një studim i publikuar nga Psychology Today tregoi se shumë gra i lidhin meshkujt me pak bark me tipare si ngrohtësia, siguria emocionale dhe vetëbesimi.

Ndërkohë, një anketë e realizuar nga Planet Fitness zbuloi se afro 70 për qind e grave i konsiderojnë meshkujt me “dad bod” më tërheqës sesa ata me “six-pack”. Sipas rezultateve, shumë pjesëmarrëse thanë se një trup më natyral krijon ndjesinë e rehatisë dhe autenticitetit.

Ekspertët shpjegojnë se tërheqja nuk lidhet vetëm me pamjen fizike. Shpesh, meshkujt me pak bark perceptohen si më të qetë, më familjarë dhe më pak obsesivë pas pamjes së jashtme. Një tjetër studim ndërkombëtar sugjeroi se indeksi i trupit pak mbi normalen u vlerësua si më tërheqës nga shumë pjesëmarrës në Britani, Kinë dhe Lituani.

Në rrjetet sociale, fenomeni “dad bod” është kthyer në trend, ndërsa shumë përdorues thonë se preferojnë “një mashkull real” sesa një trup tepër të stërvitur

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë