Loading…

‘Burrë shteti modern’ – Promovohet sot libri kushtuar Hashim Thaçit

  • 05/08/2026 | 08:16

‘Burrë shteti modern’ – Promovohet sot libri kushtuar Hashim Thaçit

Sheshi i qytetit të Ferizajt do të jetë sonte vendi ku do të prezantohet një botim i dedikuar ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, transmeton Gazeta Metro.


Bëhet fjalë për librin “Shteti i ri – burrë shteti modern”, një vepër e autorëve Naim Qelaj dhe Besnik Tahiri, e cila trajton figurën dhe angazhimin politik të ish-presidentit.

Ceremonia e promovimit do të nisë në orën 18:00 dhe është paraparë të jetë e hapur për publikun, duke u ofruar të interesuarve mundësinë të marrin pjesë në këtë aktivitet kulturor.

Përmes një njoftimi, Komuna e Ferizajt ka ftuar qytetarët të jenë pjesë e promovimit dhe të ndjekin nga afër prezantimin e këtij botimi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë