Loading…
Burri e falë personin që ia vrau gruan në Zelandë të Re: Ai është njeri, është vëllai im
  • 18/03/2019 | 14:38

Burri e falë personin që ia vrau gruan në Zelandë të Re: Ai është njeri, është vëllai im

Një person të cilit i vdiq gruaja në masakrën që ndodhi para pak ditësh në Zelandë të re, thotë se e ka falur personin që e vrau atë, transmeton Gazeta Metro.


Gruaja e Fahrid Ahmed ka vdekur në vendin e ngjarjes, pasi Brenton Tarrant e gjuajti me plumba atë nga pas.

“Më pyesin se si ndihesh për personin që të vrau gruan? E dua atë person, ai është njeri, vëllai im”, ka thënë ai për New Zealand Herald.

Ahmed tregon se kur ndodhi incidenti ai ishte bashkë me gruan e tij, por që ia arriti të ikë deri në një parking të makinave, e që u fsheh pas tij.

Kujtojmë se Brenton Tarrant, 28 vjeçar,  ditë më parë vrau plot 50 persona në dy xhami në Zelandë të Re. Ai është arrestuar menjëherë nga policia dhe po akuzohet për vrasje të shumëfishtë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë