Loading…

Burri i del policisë para me shpatë e thika, i sulmon dhe e pëson keq

  • 31/07/2020 | 15:46

Burri i del policisë para me shpatë e thika, i sulmon dhe e pëson keq

Një oficer i Policisë së Detroit në shtetin e Michigan në SHBA ka hapur zjarr dhe plagosi për vdekje një person që kishte dalë i armatosur me shpatë në rrugë dhe plagosi kolegun e tij pas ballafaqimit me të dyshuarin që refuzoi të hidhte armët, transmeton Gazeta Metro.


Të enjten shpatari kishte bllokuar rrugën në Detroit dhe pasi kishte vringëllirë atë patrulla e policisë ishte paraqitur në rrugë dhe i kishte kërkuar të çarmatosej. Ai kishte reaguar duke hedhur një thikë drejt policit dhe e kishte plagosur në fytyrë.

Polici kishte reaguar me shok elektrik por personi kishte pajisje taktike dhe pajisja nuk kishte efekt në të, me atë rast oficeri tjetër i policisë kishte hapur zjarr në ajër edhe pse kjo nuk pati efekt dhe personi i ndoqi deri në veturën patrolluese në të cilën arriti të hynte e pas kacafytjes shpatari plagoset dhe vdes në spital.


Rasti ende mbetet nën hetime derisa polici i plagosur u trajtua në spital për prerjen poshtë syrit.

Ky incident është i treti fatalitet i lidhur me hapje zjarri nga policia e Detroit këtë javë, dhe rasti i katërt ku policia ka hapur zjarr./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë