Loading…

Burri i Vjosa Osmanit në cilësinë e udhëheqësit të rezervistëve firmos marrëveshje me ata të Shqipërisë

  • 28/10/2021 | 13:07

Burri i Vjosa Osmanit në cilësinë e udhëheqësit të rezervistëve firmos marrëveshje me ata të Shqipërisë

Burri i Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu në cilësinë e udhëheqësit të rezervistëve të Kosovës la firmosur marrëveshje bashkëpunimi me rezervistët e Shqipërisë.

“Shoqata e Ushtarakëve Rezervë të Republikës së Kosovës nënshkruan marrëveshjen e parë të bashkëpunimit me Shoqatën Kombëtare të Ushtarakëve Rezervë të Shqipërisë.Presidenti i kësaj shoqate, nënkolonel Prindon Sadriu dhe presidenti i Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve Rezervë të Shqipërisë, kolonel Thoma Konduri, nënshkruan Marrëveshje të Bashkëpunimit mes dy shoqatave”, njofton shoqata.

Dy palët u dakorduan që të thellojnë më tej bashkëpunimin në mes tyre, me qëllim të ngritjes së gatishmërisë dhe kapaciteteve të forcave rezervë.

“Pas nënshkrimit të marrëveshjes, nënkolonel Sadriu falënderoi homologun e tij për bashkëpunimin e deritanishëm si dhe për kontributin e dhënë për krijimin e urave të komunikimit me CIOR. Gjithashtu, gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri, delegacioni i Shoqatës së Ushtarakëve Rezervë të Kosovës zhvilloi takim të ndarë me zëvendësministren e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, znj.Dallëndyshe Bici”, thuhet në njoftimin e tyre.

Në këtë takim, zëvendësministrja Bici, e njoftoi delegacionin nga Kosova për angazhimin dhe planet e Ministrisë së Mbrojtjes për rezervën e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

“Ajo vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm dhe vëllazëror mes dy shoqatave të oficerëve rezervë si dhe ofroi mbështetjen e saj për aktivitetet e përbashkëta dhe ato brenda CIOR-it. Krejt në fund ajo transmetoi përshëndetjet e saj për ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj.Në përfundim të vizitës, delegacioni nga Kosova zhvilloi një takim pune në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë, ku u prit ngrohtësisht nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Tiranë, Skender Durmishi, në shoqërim të atasheut tonë të Mbrojtjes, kolonel Bashkim Shillova”, thuhet në njoftim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë