Çdo ditë në Policinë e Kosovës raportohen raste të dhunës në familje, ku kryesisht viktima janë gratë që pësojnë nga bashkëshortët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në një familje në Fushë Kosovë.
Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar gruaja, e cila ka deklaruar se bashkëshorti i saj e ka dhunuar psiqikisht dhe fizikisht.
Njësitet policore kanë arrestuar personin e dyshuar, ku ndër të tjera kanë marrë informacione se i njëjti posedon edhe armë zjarri, e cila më pas është konfiskuar.
Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprat ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.