Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh ka raportuar për dhunë në familje në Suharerë.
Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj- i dyshuari mashkull K-Shqiptar, thuhet në raportin e Policisë, raporton gazetametro.net.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për te arrestuar. Me urdhër te prokurorit rasti shkon ne procedurë te rregullt. /gazetametro.net.