Loading…

Bush është tronditur nga komentet për miqësinë e tij me Michelle Obaman

  • 20/04/2021 | 14:56

Bush është tronditur nga komentet për miqësinë e tij me Michelle Obaman

Ish-presidenti George W. Bush deklaroi se ishte “tronditur” nga reagimi i njerëzve ndaj miqësisë së tij publike me ish-zonjën e parë Michelle Obama.


Duke kujtuar momentin e paharrueshëm, kur Bush dhe Obama përfaqësoheshin në hapjen e Muzeut Kombëtar të Historisë dhe Kulturës Afrikano-Amerikane të Smithsonian, ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se ishte i tronditur nga mënyra se si njerëzit reaguan .

“Populli Amerikan u befasua aq shumë që Michelle Obama dhe unë mund të ishim miq. Amerikanët janë aq të polarizuar në të menduarit e tyre sa nuk mund ta imagjinojnë që George Bush dhe Michelle Obama të jenë miq”, tha Bush në një intervistë në “CBS Sunday Morning”

“Ishte një miqësi e pastër”, shtoi ish-zonja e parë Laura Bush.

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë