Loading…

Busti 3,000 vjeçar i një gruaje egjiptiane që ngjan shumë me Michael Jackson | FOTO

  • 03/05/2018 | 14:44

Busti 3,000 vjeçar i një gruaje egjiptiane që ngjan shumë me Michael Jackson | FOTO

Jo çdo muze amerikan mund të ofrojë portretizimin e Egjiptit të lashtë si Muzeu i Histrorisë Natyrore në Çikago. Ndër shumë objekte të tjera që gjenden në këtë muze, aty është edhe një bust i çuditsëm i një gruaje, 3000 vjetë i vjetër. Është një figurë gëlqerore me sy të spikatur, dhe me hundë të ‘humbur’, përcjell gazetametro.net.


Kjo vepër ju ngjason njerëzve aq shumë me Michael Jacksonin. Kur Mbreti i Popit vdiq në vitin 2009, fansat thuhet se filluan të vijnë në muze vetëm për të parë këtë pjesë të veçantë.

Busti kishte qëndruar në cepin e tij të muzeut për shumë vite, të paktën dy dekada përpara se të vdiste Jackson, porse nuk tërhoqi shumë vëmendje para vdekjes së ikonës muzikore.

Zyrtarët e muzeumit kanë konfirmuar pretendime të tilla.

“Njerëzit po vijnë nga mbarë vendi për të parë statujën dhe për të krahasuar ngjashmërinë e saj me mbretin e pop”, komentoi drejtori i muzeut.

Detajet rreth origjinës së bustit janë tw pakta, por arkeologët pajtohen se është kjrijuar  në Periudhën e Re të Mbretërisë së lashtë të Egjiptit, e cila u shtri nga 1550 në B.C. në 1050 B.C.

Kjo do të thotë se busti ishte krijuar kur Egjipti ishte nën mbretin Tutankhamun, ose ndoshta kur mbretëronte mbreti Ramesses II. Megjithatë, nuk mund të jemi kurrë të sigurt./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë