Loading…

Buxheti 2027, Kurti konfirmon dy masa të reja për punonjësit e sektorit publik

  • 02/11/2026 | 17:38

Buxheti 2027, Kurti konfirmon dy masa të reja për punonjësit e sektorit publik

Punonjësit e sektorit publik në Kosovë pritet të përfitojnë nga dy masa të parapara në projektbuxhetin për vitin 2027, të cilat lidhen me pagesën shtesë dhe rritjen e pagave, transmeton Gazeta Metro.


Kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se ekzekutimi i këtyre vendimeve do të bëhet në dy faza. Pagesa e 13-të planifikohet të realizohet gjatë gjysmës së parë të vitit, ndërsa ndryshimi i vlerës së koeficientit do të nisë në korrik.

Sipas paralajmërimit të tij, nga 1 korriku 2027, koeficienti i pagave do të jetë 120 euro, duke përfshirë të gjithë punonjësit që marrin pagë nga buxheti i shtetit.

“Sikurse sivjet, buxheti 2027, parasheh edhe në vitin tjetër, pagën e 13-të dhe krahas saj rritjen e koeficientit të pagave në 120 euro, nga data 1 korrik 2027. Pra në pjesën e parë të vitit paga e 13-të, kurse në pjesën e dytë, rritje e pagës për të gjithë nëpunësit që marrin pagë nga buxheti”, deklaroi ai.

Këto masa janë pjesë e planifikimeve buxhetore të Qeverisë për vitin e ardhshëm./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë