Loading…

Buxheti i 2017’ës, i qëndrueshëm dhe pozitiv

  • 24/12/2016 | 11:56

Buxheti i 2017’ës, i qëndrueshëm dhe pozitiv

Buxheti për vitin 2017’të, i cili u miratua para dy ditësh në Kuvend,  do të jetë  i qëndrueshëm dhe me efekte pozitive, shkruan Gazeta Metro.

Këtë e kanë thënë vetë kryeministri Isa Mustafa dhe ministri i Financave, Avdullah Hoti.

Kryeministri Mustafa, e ka cilësuar aprovimin e buxhetit si akt të rëndësishëm.

“Si për vendet e tjera ashtu edhe për Kosovën aprovimi i buxhetit  të shtetit është akti më i rëndësishëm”, ka thënë Mustafa.

Sipas Mustafës, këtë vit me këtë buxhet do të fillojnë të krijojnë një bazament më të fortë të flukseve financiare për buxhetet e ardhshme.

“Orientimet buxhetore për këtë vit do të jenë në në fusha të rëndësishëme, si në bujqësi, gjithashtu do të jetë edhe për përfundimin e rrugës për në Shkup, si dhe dhe në autostradat për Pejë, Gjilan dhe në Podujevë. Rregullime të tjera  cilat do të lehtësonin qarkullimin e njerëzve dhe të mallarave të cilat do ta bëjnë Kosovën vend më atraktiv për investime dhe tregti”, shtoi Mustafa.

Gjithashtu, kryeministri ka thënë se investime më shumë do të ketë edhe në forcimin e shtetit ligjor, si dhe në fushën e arsimit dhe të shëndetësisë.

Tutje, Mustafa ka theksuar se buxheti nuk është social, por është zhvillimorë, pasi që pjesa më e madhe e të ardhurave u mbetet atyre që i krijojnë, bizniseve, familjeve dhe individëve.

“Nga fund vitit të 2014’tës kjo qeveri ka filluar punën me një buxhete ka qenë për 400 milionë më i ulët dhe ne e kemi rritur këtë buxhet gjatë kësaj përiudhe për 400 milionë euro”, ka potencuar Mustafa.

Edhe  Ministri Avdullah Hoti, gjatë këtij takimi ka theksuar se ky buxhet është plotësisht i qëndrueshëm.

Për të arritur në përfundime për buxhetin e vitit 2017, ministri Hoti ka thënë se kanë diskutuar që nga muaji prill deri në tetor të këtij viti, me të gjitha institucionet buxhetore .

Gjithashtu, buxheti i këtij viti është diskutuar edhe me shoqërinë civile në një tryezë të veçantë.

“Ky buxhet siguron rritje ekonomike  së paku për 4%, me potenciale shumë më të mëdha”, ka thënë Hoti.

Ndryshe, buxheti për vitin 2017 u miratua në Kuvend në orët e vonshme të së enjtes.

Buxheti për vitin e ardhshëm është më i larti në historinë e Kosovës, dhe arrin mbi 2 miliardë euro./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë