Loading…

Buxheti i MKRS’së do të jetë kaq milionë euro në vitin 2023, thotë ministri Çeku

  • 30/10/2022 | 15:17

Buxheti i MKRS’së do të jetë kaq milionë euro në vitin 2023, thotë ministri Çeku

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku duke komentuar miratimin e buxhetit për vitin 2023 nga Qeveria e Kosovës, ka thënë se buxheti i MKRS do të jetë mbi 57 milionë euro dhe kjo është rritje substanciale krahasuar me 2022.


Çeku duke përmendur punët e Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, gjatë kësaj jave, ka shkruar në Facebook se kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e bibliotekave me shtetin e Bavarisë.

Ministri po ashtu theksoi se kanë shpallur konkursin ndërkombëtar për dizajn të Teatrit të Operës dhe Baletit.

Postimi i plotë (pa ndërhyrje):

“Po përmbyllim edhe një javë tejet dinamike të punës në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Gjatë kësaj jave:

Nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e bibliotekave me shtetin e Bavarisë

Shpallëm konkursin ndërkombëtar për dizajn të Teatrit të Operës dhe Baletit

Shpallëm për konsultime publike Koncept dokumentin për rininë

Dorëzuam licencën e parë për një federatë të sportit sipas udhëzimit të ri administrativ (Federatës së Pingpongut)

Përfunduam renovimin e amfiteatrit në Pallatin e Rinisë, ku do të jepen shfaqjet e Teatrit Kombëtar të Kosovës

Organizuam simpozium ndërkombëtar për të diskutuar mbi konceptin dhe modelin e Muzeut të Artit Bashkëkohor

Shpallëm për konsultime publike projektligjin për kinematografinë

Organizuam vizitën disa ditore të profesionistëve nga institucionet e kulturës dhe trashëgimisë nga Franca

Përfunduan ndërhyrjet restauruese në shtëpinë tradicionale të familjes Bardhi në Qendrën Historike të Prizrenit

Nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e arkivave me Izraelin

Nënshkruam kontratën me operatorin ekonomik për restaurimin e ndërtesës së Qendrës Hebraike në Prizren

Botuesit e Kosovës me mbështetjen e Ministrisë morën pjesë në Panairin e Librit të Frankfurt

Bashkë përmbyllëm Manifestën, ngjarjen më të madhe ndërkombëtare të artit të organizuar ndonjëherë në Kosovë, e cila pati rreth 800 mijë vizita në 25 lokacione

Shpallëm thirrjen publike për përfaqësimin e Kosovës në Bienalen e Arkitekturës në Venecia në vitin 2023

Organizuam pritje dhe ndamë shpërblimin për boksieren Donjeta Sadiku pas medaljes së saj të bronztë europiane

Pritëm në vizitë drejtorin për zhvillim të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit me të cilin koordinuam planet për investime në infrastrukturën e tenisit

Shpallëm përfituesit e thirrjes për mobilitet, rreth 100 artistë, sportistë, organizata e klube përfaqësojnë Kosovën anembanë botës

Qeveria e Kosovës miratoi buxhetin për 2023, buxheti i MKRS do të jetë mbi 57 milionë Euro, rritje substanciale krahasuar me 2022″.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë