Historiani dhe themeluesi i LDK’së, Jusuf Buxhovi, ka reaguar ndaj kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli pasi aj e quajti një fosil, ky i fundit tha se ndaj tij po bëhet një fushatë linquese, shkruan Gazeta Metro.
Buxohvi ka thënë se pas kryeministrit Haradinaj, tani edhe Veseli ka hyrë në fushatën linquese kundër mendimit të lirë.
Sipas tij ka mbetur që kësaj fushate t’i bashkohet edhe presidenti Thaçi dhe të kthehet në dekret shtetëror.
“Pas Kyeministrit, në SHBA, në vendin e demokracisë dhe të lirisë, në fushatën linquese kundër mendimit të lirë dhe të autoritetit shkencor, qenka përfshirë edhe Kryeparlamentari i Kosovës.Mbetet që asaj t’i bashkohet edhe Presidenti në mënyrë që e gjitha, nga Triumvirati i komandantëve, të kthehet në “dekret” shtetëror”, ka shkruar Buxhovi në Facebook, shkruan Gazeta Metro.
Buxhovi ditë më parë kishte thënë se “UÇK-ja nuk ka qenë e pastër. Ka qenë e drejtë, por ka pasur shumë gjëra të këqija. Janë vrarë mbi 100 zyrtarë të LDK-së”, një deklaratë kjo që ngjalli reagime të shumta në Kosovë./gazetametro.net