Loading…

Buzhala: Fitorja e demokratëve në ShBA, përgjigje për çmimet e larta

  • 04/11/2026 | 22:04

Buzhala: Fitorja e demokratëve në ShBA, përgjigje për çmimet e larta

Gazetari Berat Buzhala, ka komentuar zhvillimet politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas zgjedhjeve të mesmandatit, duke thënë se fitorja e demokratëve në disa zona është një reagim i qytetarëve ndaj rritjes së çmimeve, veçanërisht të naftës.


Sipas tij, presidenca e Trumpit ka qenë e rrezikshme, duke bërë, sipas tij, gjëra që nuk janë bërë kurrë në ShBA. Ai tha se megjithatë, demokracia fitoi dje në Amerikë.

Buzhala tha më tej se Qeveria e Republikës së Kosovës, pavarësisht se kush është në krye të ShBA-së, duhet t’i qëndrojë afër Amerikës “për sa kohë i kemi trupat e Amerikës këtu, për sa kohë i kemi këto aleanca”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë