Loading…

Buzhala lutje publike Ramës: Hape një pikë për vaksinimin e kosovarëve, nuk kemi për momentin Qeveri që kujdeset për qytetarët

  • 01/05/2021 | 11:14

Buzhala lutje publike Ramës: Hape një pikë për vaksinimin e kosovarëve, nuk kemi për momentin Qeveri që kujdeset për qytetarët

Gazetari Berat Buzhala ka bërë një lutje publike për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ai ka kërkuar që të hapë një pikë për vaksinimin e kosovarëve dikur afër kufirit Kosovë-Shqipëri, shkruan Gazeta Metro.


Me anë të një shkrimi në Facebook, Berat Buzhala ka thënë se edhe Shqipëria është në zor të madh, ama është e turpshme për shtetin e Kosovës që mijëra qytetarë të vaksinohen në Serbi.

” Nuk ka poshtërim më të madh për shtetin e Kosovës që i lejon qytetarët e vendit të vet me pranu vaksina prej qeverisë së Serbisë. Qe këshilla ime për Ramen dhe qeverinë e tij. Le t’i ndaje disa doza në javë, le të themi 5-6 mijë dhe le t’i caktoje grup moshat, bie fjala brenda një javës ata qe i kane 74-75 vjeç. Javën tjetër ata qe i kane 73-74 vjeç. E di qe nuk do te ishte shume as për Shqipërinë, por do te ishte shume për ne qe kemi prindër te vjetër”, ka shkruar Buzhala.

Tutje ai ka thënë se për momentin Kosova nuk ka Qeveri që kujdeset për qytetarët.

“Qeveria jone po merret me budallakina. Albinit as nuk po i bën përshtypje qe Vucici me shumë se sa ai po kujdeset për qytetaret e tij. Për Albinin është tepër me rendësi me e fitu betejën publike me Vucicin ne takimin e tyre te pare ne Bruksel”, është shprehur Buzhala në shkrimin e tij.

Më poshtë postimi i plotë i tij. /gazetametro.net

Lutje publike per kryeministrin e sapozgjedhur te Shqiperise:

Hape nje pike/punkt per vaksinimin e kosovareve dikund…

Posted by Berat Buzhala on Saturday, 1 Maj 2021

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë