Loading…

Buzhala nervozohet me Vjosa Osmanin: Mos na shit demagogji, mos shkruajë statusa populist pa konsultime me shefin

  • 26/02/2020 | 22:50

Buzhala nervozohet me Vjosa Osmanin: Mos na shit demagogji, mos shkruajë statusa populist pa konsultime me shefin

Analisti Berat Buzhala, ka porositur kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin që mos të shkruaj statusa populist në Facebook pa e pyetur kryetarin e partisë, Isa Mustafa, shkruan Gazeta Metro.


Buzhala ka thënë se Isa Mustafa është në dijeni për marrëveshjen e NATO’s me Kosovën, sa ishte kryeministër i Kosovës, andaj Vjosa Osmani mos të ngutet dhe të shkruaj statusa pa folur me shefin e partisë, Isa Mustafën dhe anëtarët e tjerë të partisë.

Ai ka thënë se statusi i fundit i Osmanit ishte populist dhe i pa konsultuar me LDK’në.

“Vjosa Osmani si kryetare e Kuvendit le të fol veç edhe me kryetarin e vet, Isa Mustafa, le të flet me partinë e vet a e ka ditë Isa qët marrëveshje a jo, le ta vet Vjosa mos të na shet demagogji prej pozitës së lartë atje prej pozitës së lartë atje le të konsultohet me partinë e vet atje,sepse me dal qatje në emër të partisë e me shkru statusa populist ja kena me trajtu temën ja skena me trajtu temën, fol me Isa Mustafën, kur të merresh vesh me parti të shkruajnë statusa populista tani”, tha Buzhala në T7, transmeton Gazeta Metro.

Po ashtu Buzhala tha se letrat e publikuara të Kurti sot për Thaçin dhe NATO’n ishin skandaloze.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë