Loading…

Buzhala nga KEDS: S’ka reduktime të energjisë, por nuk jam optimist për ditët në vazhdim

  • 13/01/2023 | 16:36

Buzhala nga KEDS: S’ka reduktime të energjisë, por nuk jam optimist për ditët në vazhdim

Zëdhënësi i KEDS Viktor Buzhala, ka thënë se furnizimi fatmirësisht është stabil deri tani e në parametra të pranueshëm por parashikimet mbeten jo edhe aq optimiste për periudhën në vazhdim, transmeton Gazeta Metro.


Moti i mirë ka ndikuar deri tash mos të ketë reduktime të energjisë elektrike. Nëse temperaturat vazhdojnë të jenë të larta, atëherë nuk do të ketë problem me furnizim të energjisë. Kështu ka thënë për ‘Indeksonline’, zëdhënësi i KEDS Viktor Buzhala.

“Situata është stabile. Do të thotë ne nuk kemi aplikua kufizime të energjisë elektrike për asnjë konsumatorë deri sot për periudhën dimërore. Sigurisht këtu ka ndikuar edhe koha, moti i mirë.  Për të pas furnizim stabil, duhen tre parametra. Prodhimi, kërkesa dhe ai gepi ndërmjet kërkesës dhe prodhimit , nënkupton import të energjisë elektrike nëse kërkesa është më e lartë dhe aty hyjnë edhe çmimet në tregjet ndërkombëtare. Të cilat ne e dimë që kanë fluturua gjatë vitit të kaluar. Mirëpo fatmirësisht aktualisht , gjatë pjesës më të madhe të këtij dimri kanë qenë në parametra të pranueshëm. Kanë qenë çmime mjaftë të ulëta dukshëm nën ato të cilat ne i kemi paramendua”, tha Buzhala.

Buzhala thotë se situata mund të ndryshojë, pasi që parashikimet nuk i kanë dhe aq optimiste.

“Parashikimet nuk janë edhe aq optimiste , mirëpo sigurisht duhet të kemi kujdes. Konsumi duhet të jetë sa më i ulët që ta përballojmë. Jemi në janar që është muaji më i ftohët i vitit dhe gjatë këtyre ditëve vetëm janë vërejtur shenjat e përkeqësimit të temperaturave. Kur temperaturat bien pritet rritje e madhe e konsumit në njërën anë dhe si rrjedhojë e kërkesës së madhe në rajon pastaj kërcejnë edhe çmimet në berzën ndërkombëtare. Ka pasur stabilitet të prodhimit vendor gjatë këtyre muajve. Neve duhet të na reflektohet kostoja. Pasi që nevoja për import për ta mbuluar kërkesën sigurisht që e ka një kosto të caktuar. 200 euro për megavat nuk janë çmime të lira”, tha ai.

Sipas tij, kosto e lartë e importit të rrymës duhet të mbulojë edhe shpenzimet.

“Dhe këto duhet të mbulohen ne e kemi pragun e 5 % të shpenzimeve nëse tejkalohet 5 % mbi atë që ne e kemi paraparë dhe e kemi në tarifa ne duhet të shkojmë në shqyrtime të jashtëzakonshme tarifore. Në mënyrë që të vazhdojmë kontinutetin e furnizimit , të na reflektohet kostoja dhe të vazhdojmë të kemi operime normale.  Mirëpo nëse kjo nuk ndodh sigurisht që ka vështirësi”, tha Buzhala

Buzhala shton se KESKO edhe KEDS-i e kanë mbyll vitin 2021 me 46 milion euro humbje. Ndërsa pohoi se edhe viti 2022 mund të dal me humbje milionëshe. E gjithë kjo sipas tij nuk mund të vazhdoj pafundësisht , pasi që i tërë sistemi është i goditur. Ndërsa sa i përket prishjeve të shpeshta që po ndodhin, ai tha se janë pasoj e kushteve atmosferike. Ndërsa thekson se  përkundër investimeve në rrjet, ende ka probleme.

“Efekti direkt i investimeve është një përmirësim direkt i furnizimit si rrjedhojë e prishjeve me 60-70 për qind. Nuk janë një qind për qind. Ne e kemi trashëguar rrjetin shumë të vjetruar i cili reflekton. Nuk kemi mundur ta ndërrojmë komplet rrjetin pasi që është periudhë e shkurtër kohore dhe ka kosto marramendëse. Ne jemi dashur ta zgjerojmë rrjetin i kemi marrë 350 mijë konsumatorë sot janë 650 mijë konsumatorë”, tha Buzhala. /IndeksOnline/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë