Loading…

Bytyqi e AAK’së: VV synon kapjen e tri posteve kryesore, presidenti mund të zgjidhej më herët

  • 08/04/2026 | 22:45

Bytyqi e AAK’së: VV synon kapjen e tri posteve kryesore, presidenti mund të zgjidhej më herët

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi, shprehi kritika ndaj zhvillimeve rreth zgjedhjes së presidentit, duke e fajësuar Lëvizjen Vetëvendosje për situatën e krijuar, përcjell Gazeta Metro.


Sipas saj, partia në pushtet ka synim të dominojë tri institucionet kryesore të shtetit. Ajo bëri të ditur se AAK kishte dalë me emrin e vet për këtë post, por mungesa e përkrahjes nga subjektet e tjera politike bëri që iniciativa të mos vazhdojë më tej.

Bytyqi theksoi se, në këto rrethana, çështja është konsideruar e mbyllur.

“Që nga dita e parë AAK iu kemi treguar qytetarëve që LVV e ka vetëm një qëllim, është kapja e tri pozitave të shtetit. Ajo që ne e kemi cek si parti dhe e kemi pasur kandidatin tonë për president ka qenë shumë normale dhe jo ligjore, mirëpo nuk kemi gjetur mbështetje te partitë tjera dhe kjo çështje është mbyll. Kur nuk ke mbështetje normal që është çështje e mbyllur”, ka deklaruar ajo.

Deputetja shtoi se mungesa e vullnetit politik ka ndikuar që procesi të zvarritet, duke vlerësuar se, nëse do të kishte gatishmëri, zgjedhja e presidentit do të ishte përfunduar që më herët./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë