Loading…

Caitlyn Jenner tregon cila është vajza e saj e preferuar

  • 19/01/2021 | 18:29

Caitlyn Jenner tregon cila është vajza e saj e preferuar

Caitlyn Jenner është tepër e lidhur me të dyja vajzat, mirëpo si çdo prindi, edhe asaj i është bërë pyetja e famshme “Cilën prej të dyjave preferon më shumë?”


Caitlyn ka zgjedhur Kylien si vajzën e cila e kupton më mirë dhe ka marrëdhënie më të ngushtë.

71-vjeçarja u shpreh në “The Skinny Confidential Him” poadcast se ka shumë gjëra të përbashkëta me Kendall-in gjithashtu, por ajo tregohet paksa e rezervuar.

Ndërsa 23-vjeçarja Kylie e pret gjithmonë me krahët hapur dhe çdo dy javë Caitlyn shkon për të darkuar tek vajza e saj.

Ato rrëmbejnë nga një gotë verë dhe bisedojnë me orë të tëra si dy shoqe të ngushta.

“Unë darkova mbrëmë në shtëpinë e Kylie-t. Një herë në dy javë unë shkoj atje dhe ajo gjithmonë ka përgatitur ushqime të shkëlqyera. Kylie, dhe unë, askush përreth … Kemi një gotë verë dhe flasim për gjëra, për këtë dhe atë. Dhe kështu nga ai këndvështrim, ne jemi shumë më të afërta”- tregoi Caitlyn.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë