Loading…

Cakaj për taksën 100 %: Ka katër qëndrime për këtë, Shqipëria mbështet atë zyrtarë të institucioneve të Kosovës

  • 18/10/2019 | 22:57

Cakaj për taksën 100 %: Ka katër qëndrime për këtë, Shqipëria mbështet atë zyrtarë të institucioneve të Kosovës

Ministri në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë nuk janë aq mirë, transmeton Gazeta Metro.


“Sa i përket Kosovës, bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Kosovës lë shumë për të dëshiruar dhe duhet rritur”, ka thënë Cakaj.

“Nuk ka zgjidhje tjetër përpos bashkëpunimit dhe integrim të thelluar. Ne duhet të shkojmë drejt hapjes së tregut me Kosovën dhe ndoshta drejt mundësisë për një union doganor”.

Ministri në detyrë Cakaj u pyet edhe për propozimin e Albin Kurtit për komisione të përbashkëta mes Kosovës e Shqipërisë ai tha se ky propozim duhet shqyrtuar. Ai shtoi se Albin Kurti është i mirëseardhur në Shqipëri.

Cakaj në “Real Story” ka folur edhe për taksën 100 përqind të Kosovës për produktet nga Serbia që ka theksuar se është një masë politike.

“Në Kosovë ekzistojnë katër qëndrime për taksën 100 përqind. Një qëndrim thotë se duhet ta largohet, tjetri duhet të suspendohet dhe të rikthehet nëse nuk ka ndryshim të Serbisë në raport me Kosovën, një qëndrim thotë që taksa duhet zëvendësuar me reciprocitet dhe që ajo duhet që të qëndrojë deri në njohje”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë