Loading…

Cakaj prezanton selinë e përbashkët të Shqipërisë e Kosovës në Kopenhagen

  • 08/07/2020 | 16:58

Cakaj prezanton selinë e përbashkët të Shqipërisë e Kosovës në Kopenhagen

Në kuadër të përfaqësimit me ambiente të përbashkëta diplomatike dhe konsullore nëpër botë, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një postimi në Facebook ka prezantuar selinë e përbashkët të Përfaqësisë së Republikës së Shqipërisë dhe Zyrës Konsullore të Republikës së Kosovës në Kopenhagen.

Sipas Cakaj, flamujt e dy shteteve të një kombi valëviten krenarisht pranë njeri-tjetrit, atje ku Përfaqësia e Shqipërisë dhe Zyra Konsullore e Kosovës, ndajnë të njëjtën hapësirë.

“Një vepër tjetër madhështore e bashkëpunimit vëllazëror mes Kosovës e Shqipërisë…” – thekson Kryediplomati Cakaj

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë