Loading…

Cakolli paralajmëron: Zvarritja e krijimit të institucioneve mund ta çojë vendin në zgjedhje të reja

  • 08/07/2026 | 22:36

Cakolli paralajmëron: Zvarritja e krijimit të institucioneve mund ta çojë vendin në zgjedhje të reja

Eugen Cakolli nga KDI vlerësoi se vonesat në procesin e krijimit të institucioneve të reja mund ta çojnë Kosovën drejt një procesi të ri zgjedhor deri në fund të këtij viti, përcjell Gazeta Metro.


Në emisionin “Click” në RTV21, ai tha se afatet ligjore parashohin fundin e nëntorit si periudhën e fundit për mbajtjen e zgjedhjeve, por theksoi se procedurat e zgjatura mund ta shtyjnë këtë proces edhe për disa javë.

“Data e fundit për mbajtjen e zgjedhjeve është fundi i muajit nëntor. Nëse e marrim për bazë përvojën e vitit të kaluar, mjafton të ketë një shtyrje me një krizë të sajuar. Mjafton edhe vetë dërgimi i pyetjes presidenti apo qeveria për Gjykatën, procesi mund të zvarritet dhe vendi mund te ketë mundësi t’i drejtohet kutive të votimit më 27 dhjetor, që është një opsion që është diskutuar”, tha Cakolli për RTV21.

Sipas tij, çdo zgjatje e procedurave ose bllokim institucional mund të ndikojë drejtpërdrejt në afatin e mbajtjes së zgjedhjeve të reja./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë