Loading…

Cakolli: Shpend trego pse të intervistoi hetuesia për “Kodrinën” (Dokument)

  • 02/08/2017 | 20:35

Cakolli: Shpend trego pse të intervistoi hetuesia për “Kodrinën” (Dokument)

Sekretari i Degës së PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli ka publikuar kontratën që Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes e ka nënshkruar me kompaninë Tregtia për projektin “Kodrina”, ku PDK e akuzon kryetarin e Prishtinës se ka bërë krim që mund ta çoj në burg.


Derisa paradite PDK ka publikuar skemën përmes së cilës shpjegohet krimi i supozuar, Ahmeti kishte reaguar në Facebook duke thënë se projekti i “Kodrinës” është në rregull.

Por ndërkohë, sekretari i PDK-së në Prishtinë si kundërpërgjigje ndaj Ahmetit ka publikuar edhe kontratën e Komunës me kompaninë Tregtia ku konfirmohet rritja e koeficientit të ndërtimit për 65 përqind më shumë se që ishte paraparë.

Cakolli e ka akuzuar Vetëvendosjen se në kompaninë që do ta ndërtojë “”Kodrinën” kanë marrë banesa për tu shpërndarë militantëve partiak.

Publikimi i plotë i Cakollit:

Aq i mirefillte ishte planifikimi i Kodrines, saqe hetuesia per t’i dhene komplimente e kishin pas ftuar Shpend Ahmetin!

I keni detyruar banoret, i keni kushtezuar – per kete edhe nuk kane pasur çare pa e pranuar.

Qy çfarë marrëveshje skandaloze dhe te kundërligjshme ke nënshkruar me Tregtine, duke e kamufluar si memorandum. Prej 1.8, ia ke mundësuar asaj t’i rris koeficientet ne 2.8. Prej nje vlere investuese 320 milione euro ne Kodrine, jane planifikuar vlere shitjeje 1.5 miliard euro.

Pas kësaj marrëveshjeje, krejt ju te Vetevendosjes jeni duke u vendosur ne banesat e Tregtise, se po i “merrni” me te liren. Visari e Liburni veç janë sistemuar, po ju pritshin edhe juve te tjerëve tash! /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë