Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar orarin e ndeshjeve të javës së dytë në Superligën e Kosovës në futboll, ku na presin disa ndeshje mjaft interesante, shkruan Gazeta Metro.
Vëmendja kryesore e kësaj jave do jetë në Suharekë dhe në Podujevë. Në Suharekë, Ballkani e pret Feronikelin, kurse në Podujevë takohen Llapi dhe Gjilani. Të dy këto ndeshje zhvillohen të mërkuren dhe nga ora 16:00.
Kurse, në Skënderaj, Drenica do e pres skuadrën e rikthyer në elitën e futbollit kosovar, Besën. Ndërkaq, skuadra debutuese në Superligë, Arbëria, do jetë nikoqire e Prishtinës Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin ‘Agron Rama’ në Obiliq. Të dy këto ndeshje zhvillohen të martën dhe nga ora 16:00.
Ndeshja tjetër mes Dritës dhe Trepçës ’89 do zhvillohet në një termin, pas angazhimeve që skuadra gjilanase ka në Ligën e Europës.
Gjithashtu janë caktuar edhe gjyqtarët për ndeshjet e javës së dytë në Superligën e Kosovës në futboll, të cilët mund t’i shihni në foton e mëposhtme. /gazetametro.net