Loading…

Caktohet seanca e radhës ndaj Pjetër Shalës, më 21 qershor përsëri para gjyqtarëve të Speciales

  • 08/06/2021 | 10:09

Caktohet seanca e radhës ndaj Pjetër Shalës, më 21 qershor përsëri para gjyqtarëve të Speciales

Ish-pjestari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala do të dalë para Gjykatës Speciale të hënën, më 21 qershor në orën 11:00, shkruan Gazeta Metro.


Siç bëhet e ditur nga vet Specialja, Shala do të paraqitet për herë të dytë para Speciales në një seancë që ka të bëjë me ecurinë e çështjes.

Në anën tjetër, Gjykata Speciale gjatë këtij muaji për tri ditë rresht do të mbajë pesë seanca ndaj ish-pjesëtarit të UÇK’së, Sali Mustafa.

Gjykata Speciale intensifikon procesin ndaj Sali Mustafës, planifikohen pesë seanca për tri ditë ndaj tij

Pjetër Shala është arrestuar muaj më parë në Belgjikë me urdhër të Dhomave të Specializuara të Prokurorisë në Hagë. Shala ishtë intervistuar nga Specialja më 20 shkurt të 2019’tës nga hetuesit e Speciales.

Shala, në luftë i njohur me nofkën “Komandant Ujku” aktualisht është me banim në Belgjikë. Ai gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka qenë i angazhuar në zonën operative të Dukagjinit, në fshatin Dujakë. Më vonë gjatë ditës ndërkaq pritet të ketë detaje të reja lidhur me arrestimin dhe aktakuzën ndaj Pjetër Shalës. /gazetametro.net 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë