Loading…

California kërkon pavarësinë pas fitores së Trump

  • 09/11/2016 | 20:24

California kërkon pavarësinë pas fitores së Trump

Menjëherë pasi u mësua se Trump do të bëhej presidenti më i ri i Shteteve të Bashkuara, shkëputja e shtetit të Kalifornisë nga unioni prej 52 vendeve u bë një prej temave më të diskutuara në rrjetin social Twitter.

Kjo temë ka gjeneruar tashmë më shumë se 47 mijë postime në Twitter të njerëzve të cilët tashmë kërkojnë alternativa të tjera për shtetin e tyre pas rezultatit të zgjedhjeve presidenciale.

Kjo fushatë tashmë ka edhe një faqe interneti (yescalifornia.org) ku përmenden arsyet pse California duhet të shkëputet nga Shtetet e Bashkuara dhe të jetë e pavarur.

Ndër arsyet kryesore përmenden ekonomia shumë e zhvilluar e këtij shteti, e cila është më e fuqishme se ajo e Francës si dhe popullsia më e madhe se e Polonisë.

Në këtë faqe përmendet edhe pranvera e vitit 2019 si kohë kur ky shtet do ta organizojë një referendum për pavarësimin nga Amerika. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë