Loading…

Can Yaman ndahet nga prezantuesja super seksi italiane

  • 13/10/2021 | 18:01

Can Yaman ndahet nga prezantuesja super seksi italiane

Lajm i mirë për të gjithë fansat e aktorit turk Can Yaman, mediat tashmë shkruajnë se prezantuesja e bukur sportive italiane Diletta Leota nuk është më në një lidhje me aktorin turk, transmeton Gazeta Metro.


Ndërsa shkruhet se prezantuesja nuk është shumë e trishtuar për shkak të kësaj, duke pasur parasysh fotografitë që poston në rrjetet sociale, përkundrazi, ajo gëzon lirinë e fituar.

Diletta aktualisht është duke pushuar në Ibiza, dhe i kënaq ndjekësit e saj në Instagram me fotografi. Ajo ka pozuar me bikini ngjyrë vjollce dhe pantallona të shkurtra të bardha, duke treguar sharmin e saj që meshkujt në të gjithë Evropën dhe botën i pëlqejnë.

Vajza tërheqëse 30 vjeçare mburrej me një dekolte super seksi, por edhe një bel të hollë dhe një bark të sheshtë, dhe fotografia tregon se ajo duket perfekte pa grim.

Fotografia mblodhi mbi gjysmë milioni pëlqime dhe komplimente të shumta.

“Sa e bukur je”; “Sa bukur je kukull”; “Unë do t’i shisja të dy veshkat për një moment me ty; “Bukuroshe, është kënaqësi të të shoh”, janë vetëm disa nga komentet e ndjekësve.

Ndryshe, prezantuesja është një yll i madh në vendin e saj, dhe ngadalë por me siguri ajo po bëhet e preferuar jashtë kufijve të Italisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë