Loading…

Canaj: Ka ardhë vakti i budallëve, degradimi i rendit kushtetues fillon duke testuar kufijtë e saj

  • 07/08/2026 | 21:06

Canaj: Ka ardhë vakti i budallëve, degradimi i rendit kushtetues fillon duke testuar kufijtë e saj

Ish-diplomati Blerim Canaj ishte i drejtpërdrejtë se hapat e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje janë vetëm një zhvillim i radhës drejt minimit të rendit kushtetues të vendit duke shtuar se tashmë, transmeton Gazeta Metro.


Canaj e nënvizon se një rrënim i tillë nis pikërisht si ky hap i LVV duke e theksuar se duhet reagim i palëkundur në mbrojtje të saj.

“Paradoksi është i thjeshtë. Fitorja në zgjedhje të jep legjitimitetin për të qeverisur, por jo të drejtën të përcaktosh kur vlen Kushtetuta e kur jo. Në demokraci shumica qeveris, por Kushtetuta sundon edhe mbi shumicën. Prandaj sot nuk po testohet vetëm Kushtetuta por po testohet shteti, opozita, Gjykata Kushtetuese dhe vetë pyetja nëse Kosova ka pushtet që u nënshtrohet institucioneve apo institucione që i nënshtrohen pushtetit.”

Canaj më tej thekson se shpërfillja një precedenti të tillë nga subjektet e tjera politike nuk nënkupton shmangie nga nga përgjegjësia.

“Prandaj përgjegjësia nuk është vetëm e atij që sfidon kufirin kushtetues por përgjegjësi ka edhe opozita. Nëse ajo konsideron se Kushtetuta është shkelur, nuk mjaftojnë vetëm konferencat dhe statuset por duhet të përdorë çdo instrument kushtetues, juridik dhe politik në dispozicion. Mafje jo vetëm, sepse mbrojtja e Kushtetutës është mbrojtje e shtetit. Opozita nuk ekziston vetëm për ta kundërshtuar pushtetin, në fakt ajo është pjesë e mekanizmit demokratik që e kufizon atë. Nëse një veprim e konsideron antikushtetues, por e pranon, merr pjesë në të apo e lejon pa e sfiduar institucionalisht, atëherë bëhet edhe vetë pjesë e krijimit të precedentit.”/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë