Ish diplomati Blerim Canaj ka reaguar pas shqetësimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për paralajmërimin e dhënë për një “dislokim të madh ushtarak serb” në kufirin me Kosovën.
Canaj thotë se pas ngjarjeve të fundit në veri, “kjo duket të mos ketë qenë e tëra, por ka të ngjarë që ishte vetëm fillimi”.
“Vuqiq bëri të qartë që Serbia qëndron pas ngjarjeve të fundit në veri. E kjo duket të mos ketë qenë e tëra por ka të ngjarë që ishte vetëm fillimi!
Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar për një ‘dislokim të madh ushtarak serb’ në kufirin me Kosovën, duke përfshirë ‘inskenim të paprecedentë’ të artilerisë dhe tankeve të avancuara. Blinken ka telefonuar me shtetin serb dhe ka bërë thirrje për tërheqje. John Kirby, admirali amerikan, beson se ky është një zhvillim shumë destabilizues.Në anën tjetër në qendrën e NATOs në Napoli, të gjithë pilotët ushtarak sonte janë në gjendje gatishmërie. Njejtë edhe njësiti ushtarak britanik dhe ai turk të dedikuar për Kosovë!”, ka shkruar Canaj.