Loading…
Cannes: Palmën e artë e fiton filmi jugkorean “Parasite”
  • 26/05/2019 | 22:06

Cannes: Palmën e artë e fiton filmi jugkorean “Parasite”

Palmën e artë për filmin më të mirë në festivalin e 72-të në Cannes e ka fituar filmi i regjisorit jugkorean Bong Joon Ho, komedia e zezë “Parasite”, transmeton Gazeta Metro.


Juria nëntëanëtarëshe nën kryesinë e regjisorit meksikan Alejandro Gonzales Inarrito e ka shpallur fituesin pas 11 ditësh të festivalit.

Bong Joon Ho është bërë regjosori i pari nga vendi i tij i kurorëzuar me Palmën e artë. “Parasite”, i cili merret me çështje klasore në Korenë moderne, ka qenë njëri prej 21 filmave të cilët kanë garuar sivjet.

Ai ka falënderuar regjisorët francezë, Henri-Georgesu Clouzotu e Claudeu Chabrolu, të cilët ka thënë se gjithmonë kanë qenë frymëzim për të.

Shpërblimin e dytë më të rëndësishëm, Grand Prix, e ka fituar filmi “Atlantique”, i cili nënshkruhet nga regjisrja 37-vjeçare franceze me prejardhje senegaliane Mati Diop.

Kineastët belgjikas, vëllezërit Jean-Pierre e Luc Dardenne kanë fituar çmimin për regji në filmin “Ahmedi i ri”, tregim mbi adoleshentin e radikalizuar.


Shpërblimin për rolin më të mirë të mashkullit dhe të fmerës e kanë fituar Antonio Banderas (filmi ‘Dolor y gloria’i Pedro Almodovaros) dhe Emily Beecham (filmi i regjisores Jessica Hausner ‘Little Joe’)./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë