Loading…

Capello mesazh Lautaros: Më mirë titullar në Inter sesa në stol të Barcelonës

  • 22/05/2020 | 09:11

Capello mesazh Lautaros: Më mirë titullar në Inter sesa në stol të Barcelonës

Fabio Capello e lavdëroi yllin e Interit, Lautaro Martinezin, mirëpo e paralajmëroi atë se është më mirë të jetë titullar te klubi i Serisë A sesa të transferohet në Barcelonë e të mbetet në bankën rezervë atje.

Lautaro Martinez ka qenë i përfolur për një transferim te gjiganti i La Ligës, pasi që ka shkëlqyer për Interin gjatë këtij sezoni me 16 gola të shënuara në 31 ndeshje të zhvilluara, transmeton Gazeta Express.

Përderisa Capello është i impresionuar nga argjentinasi, ish-trajneri i Real Madridit dhe Juventusit thotë se Martinez mund të përballet me një sfidë më të vështirë sesa që po mendohet për të zënë vend në formacionin e parë në Camp Nou.

“Lautaro Martinez është një futbollist shumë i mirë”, ka thënë Capello, në një intervistë të dhënë për El Largueron.

“Ai ka gjithçka – shumë cilësi, lëvizje shumë t ëshpejta dhe gjithashtu është shumë i mirë kur godet drejt portës”.

“Të shkosh në Barcelonë dhe të bëhesh titullar atje, përderisa aty është Luis Suarez, është e vështirë. Mendoj se është më mirë të jesh titular në Inter sesa në stol të Barcelonës”.

Martinez i ka shënuar 25 gola në 66 ndeshjet e zhvilluara për Interin që nga transferimi i tij në San Siro në vitin 2018 nga Racing Club.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë