Loading…
Cardi B betohet se nuk do të bëjë kurrë më operacione plastike
  • 15/06/2019 | 12:51

Cardi B betohet se nuk do të bëjë kurrë më operacione plastike

Cardi B betohet se nuk do t’i nënshtrohet më asnjë ndërhyrje kirurgjike pas komplikimeve në bark dhe këmbë, transmeton Gazeta Metro.


Cardi B është betuar se nuk do të vendos asnjëherë thikë në trup, shkruan DailyMail.

Reperja përmes një ‘tweet’ premtoi para fansave të saj që kurrë nuk do të bëjë operacione plastike, pasi kishte disa komplikime në shëndet, që e detyruan t’i anulojë koncertet.

Ylli 26-vjeçar tregoi këmbët e ënjtura për shkak të operacioneve plastike dhe u betua se më nuk do të bëjë ndërhyrje.

Ajo tregoi se këmbët i ënjten kështu sa herë që detyrohet të udhëtojë, kështu që mjeku i surgjeroi t’i anulojë koncertet, transmeton lajmi.net.

“Unë e urrej anulimin e koncerteve sepse i dua paratë. Jam një e varur nga paratë dhe paguhem shumë para, shumë para për këto koncerte”, tha ajo. / gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë