Reperja e famshëme zbuloi se tradhëtia nuk është arsyeja e vërtetë e divorcin e saj nga tashmë ish- burri i saj Offset, transmeton Gazeta Metro.
27 vjeçarja Cardi B ka zbuluar arsyen e vërtetë të divorcit me burrin e saj me të cilin ishte e martuar për tre vjet dhe të gjithë këtë e ka treguar në një lidhje direkte me fansat në Instagram. Ajo shpjegoi në rrjetet sociale se tradhtia nuk është arsyeja e ndarjes së saj nga partneri i saj, por që për shkak të grindjeve të shpeshta dashuria e tyre mori fund.
Këngëtarja kohët e fundit dorëzoi dokumentat e saja të divorcit, kështu që zbuloi se kurrë nuk qau për dhe nuk u ndje keq shkak të këtij veprimi.
“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, megjithëse vërtet nuk kam nevojë për të. Jam mirë. Thjesht dua të them se nuk kam qarë kurrë”, u tha reperja fansave të saj.
Ajo theksoi se tradhëtia nuk ishte arsyeja e ndarjes, megjithëse u spekulua ditëve të fundit se një gjë e tillë mund të kishte ndodhur.
“Jam lodhur duke diskutuar. Jam lodhur duke mos qenë në gjendje të pajtohem për asgjë. Kam një ndjenjë se jam lodhur nga njerëzit – përfundoi ajo.
Kujtojmë se Cardi B dhe Offset u ndanë për një periudhë të shkurtë dy vite më parë, dhe asokohe u tha se arsyeja për këtë ishte dyshimi i një tradhëtie të mundeshme të tij, por disa muaj më vonë ata konfirmuan se ishin pajtuar. Ata kanë një vajzë dhe thanë se do të përpiqen të mbajnë një marrëdhënie të mirë për shkak të saj.
Cardi B së fundmi i dha ish-burrit të saj gjysmë milion dollarë për ditëlindjen e tij./gazetametro.net