Loading…

Cardi B mburret me djalin e saj 3 muajsh: A mos ka ai një superfuqi

  • 08/12/2021 | 18:21

Cardi B mburret me djalin e saj 3 muajsh: A mos ka ai një superfuqi

Djali tre muajsh i reperes Cardi B dhe reperit Offset është një fëmijë shumë inteligjent, transmeton Gazeta Metro.


Të hënën, nëna krenare postoi një lajm të lezetshëm në Twitter, duke u mburrur se djali i saj i vogël po mbante shishen e tij teksa hante.

“Djali im tashmë e mban shishen me të dyja duart”, ka shkruar ajo.

“Po përpiqem të kujtoj nëse CC e bëri atë kur ishte rreth tre muajsh apo nëse kjo është një nga superfuqitë që fëmijët marrin nga pandemia”, pyet Cardi B.

Pseudonimi CC do të thotë Culture Chiari.

Edhe pse të gjitha foshnjat janë të ndryshme, djali i vogël i dyshes reper duket se ka disa superfuqi ose thjesht duar super të forta.

Ndryshe, sipas Healthline, mosha mesatare në të cilën foshnja mund të mbajë një shishe më vete është rreth tetë deri në nëntë muaj, por është e mundur për të arritur këtë para muajit të gjashtë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë