Loading…

Çarjet brenda BE’së dalin në shesh: Ursula van der Leyen kritikon shtetet anëtare për mbylljen e njëanshme të kufijve

  • 26/03/2020 | 14:05

Çarjet brenda BE’së dalin në shesh: Ursula van der Leyen kritikon shtetet anëtare për mbylljen e njëanshme të kufijve

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula va nder Leyen, kritikoi shtetet anëtare të Bashkimit Europian për vendimet e njëanshme të mbylljes së kufijve të brendshme në mes të pandemisë. Kriza e pandemisë po nxjerr në shesh dallimet në bllokun europian e po thellon çarjet edhe më pas Brexit. Polonia e Hungaria hapur i thonë që nëse nuk ndihmon së paku të mos i pengoj, e italianët e goditur rëndë nga pandemia janë të hidhëruar. E kjo deklaratë dëshpëruese e Ursula van der Leyen shfaq problemet e tanishme që do të përcaktojnë të ardhmen e BE’së, transmeton Gazeta Metro.


Para një salle gati të zbrazët në Parlamentin Europian në Bruksel, në seancën e së cilit anëtarët marrin pjesë “nga shtëpia” përmes video-konferencës, ajo e vlerësoi aktin e unilateral të shteteve anëtare si të pakuptimtë dhe jo efikas, pasi “të gjithë brengoseshin vetëm për vete”.

“E gjitha çka solli ishte vështirësimi i qarkullimi të mallit të nevojshëm për shtetet anëtare në luftën kundër pandemisë. E në këtë moment asnjë shtet anëtar nuk munden vetëm të mbulojnë nevojat për pajisje mjekësore” tha van der Leyen.

Brenga e saj ndoshta do të duhej të ishte se sa shpejt shtetet anëtare harruan BE’në si qendër udhëzuese dhe ju kthyen metodave të vjetra e ‘egoiste’ e nacionaliste sipas saj. Gjermania e Franca ishin ndër të parat që mbyllën kufijtë, të mbeturit ndoqën shembullin. Ndoshta van nder Leyen duhet të pyeste mikeshën e saj Kancelaren Angela Merkel, nën të cilën kishte shërbyer, e si ish ministre e mbrojtjes së Gjermanisë- jo edhe aq e suksesshme – ndoshta do të duhej ta kishte ditur.

Ndoshta do të duhej të brengosej Presidentja e Komisionit Europian me faktin se popullata e vendeve anëtare nuk duan të presin rend për pajisje e medikamente shëndetësore sipas rendit që e përcaktojnë burokratë në Bruksel që nuk i kanë votuar vet.

Ursula van der Leyen shtoi se Komisioni Europian kishte reaguar shpejt dhe kishte hapur qeset e buxhetit menjëherë për harxhime për përballimin e  krizës së pandemisë.

Viktor Orban i Hungarisë që nuk është treguar dashamirës ndaj ndërhyrjeve e pikëpamjeve të BE’së shpesh, ishte më i ashpri kur ju përgjigj kritikave të tyre për masat e caktuara nga qeveria hungareze për krizën e pandemisë me fjalinë “nëse nuk mund të na ndihmoni së paku mos na pengoni”. Do të duhej të ishte këndellje për BE kjo thënie.

Ajo me të drejtë theksoi se të gjithë sytë janë drejtuar drejt BE’së dhe se vendimet që do të merren tani do të përcaktojnë themelin Unionit në të ardhmen.

“Historia po na sheh. Duhej të bëjmë gjënë e duhur me një zemër të madhe në vend se me 27 të vogla” tha van der Leyen./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 05/08/2020 | 12:57
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë