Loading…
Carla Bruni vjen për herë të parë në Shqipëri: Kjo është data
  • 12/06/2019 | 20:13

Carla Bruni vjen për herë të parë në Shqipëri: Kjo është data

Carla Bruni është e njohur për shumë gjëra. Ajo ka qenë një nga supermodelet më të mira të viteve ’80 dhe ’90, zonja e parë e Francës, por Carla ka lënë gjurmë edhe si aktore, por edhe si këngëtare, transmeton Gazeta Metro.


Supermodelja është bashkëshortja e ish-presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy.

Trupi i saj i përsosur, fytyra dhe eleganca e saj natyrale kanë bërë që ajo të pushtonte sfilatat më të rëndësishme të modës dhe të ishte një ndër modelet më të kërkuara të viteve 90’.

Carla ka qenë pjesë e fushtave të markave më të rëndësishme të modës si: Guess, Givenchy, Christian Dior, Chanel, Versace etj.

Përpos modelingut, shpirti i saj artistik vihej gjithmonë në pah. Ajo ka një lidhje shumë të fortë me artin dhe një ndër pasionet e saj është muzika, kryesisht ajo klasike dhe xhaz.

Ambasada e Shqipërisë në Francë, ka njoftuar se Carla Bruni do të vjen për herë të parë në Shqipëri.

Ajo do këndojë në “Ditën e Festës së Muzikës”, ndërsa koncerti do të mbahet më 21 qershor në teatrin e Butrintit.

Përmes një videoje, Carla përshëndeti të gjithë shqiptarët si dhe konfirmoi se po vjen në Shqipëri.

“Përshëndetje të gjithëve në Shqipëri. Doja t’ju thoja që quhem Carla Bruni dhe që do të këndoj për ju Ditën e Festës së Muzikës, në teatrin e vjetër të Butrintit në orën 21:00 dhe shpresoj që do të jeni atje”- u shpreh këngëtarja, teksa po i binte kitarës./gazetametro.net

Top of Form

Bottom of Form

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë