Loading…
Carla del Ponte: Është tepër vonë të dënohen komandantët e UÇK’së për krime lufte
  • 15/01/2019 | 19:01

Carla del Ponte: Është tepër vonë të dënohen komandantët e UÇK’së për krime lufte

Del Ponte mendon se është shumë vonë të dënohen komandantët e UÇK’së për krime lufte, transmeton Gazeta Metro.


Ish kryeprokurorja e gjykatës së Hagës, Carla del Ponte, në një bisedë telefonike për Tanjug ka thënë se, ka kaluar kohë e gjatë nga krimet në Kosovë dhe kështu ajo nuk pret që Gjykata Speciale të gjejë të vërtetën dhe të kënaqë me drejtësinë.

“Është tepër vonë për të gjetur të vërtetën për krimet e kryera në Kosovë, dhe sidomos për Shtëpinë e Verdhë. Përpiqemi ta bëjmë atë që një kohë, por nuk kemi arritur’’, tha Ponte në një bisedë telefonike për Tanjugun.

Ndërkohë në Hagë, tashmë kanë filluar të merren në pyetje disa nga ish komndantët e UÇK’së. Sot, në ora 10:00 ka nisur intervistimi i gjatë i Rrustem Mustafës – Remit.

Në pyetje këtë të mërkurë ( nesër) merret edhe një figurë e lartë e UÇK’së, ish-komandanti i Zonës së Drenicës, Sami Lushtaku./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë