Loading…

Çarls Darvin, gjahtari që urrente librat, hulumtuesi që i dha njerëzimit teorinë e evolucionit

  • 25/02/2021 | 23:00

Çarls Darvin, gjahtari që urrente librat, hulumtuesi që i dha njerëzimit teorinë e evolucionit

Çarls Darvin u lind më 12 shkurt 1809. Vdiq më 19 prill 1882 në moshën 73-vjeçare duke lënë një emër të patëdytë si shkencëtar natyralist. Ai ishte gjithashtu themeluesi i teorisë mbi zhvillimin historik të botës së gjallë, krijues i teorisë materialiste të origjinës se llojeve.


Kureshti nga jeta e Çarls Darvin
***
Në moshën e fëmijërisë Çarls Darvin nuk donte të mësonte, jo vetëm kaq, i quante budallenj ata që rrinin gjithë kohën mbi libra. Gjahu ishte një nga pasionet e tij.
Duke kujtuar mbresat e para nga gjahu, natyralisti i madh anglez thoshte:
-Ah, nuk do ta harroj kurrë çastin kur kam vrarë gjahun e parë.
Shqetësimi im ishte aq i madh, vijoj ai, sa që nga emocioni më dridheshin duart dhe nuk mund ta mbushja armën përsëri.
Darvini spikat në një përkushtim të admirueshëm rreth koleksionimit të insekteve.
-Është një kokërr dembeli- thoshte për të i ati.
– Për turpin e familjes po rritet vlera me pasionin për gjuetinë dhe të qenve, ose duke ndjekur nga pas mizat.
***
Darvinit i vinte keq që nuk i kishte lexuar poetët ashtu siç kishte dashur ai.
-Në qoftë se do të rilindja edhe një herë te paktën një herë në javë do të lexoja poezi dhe do te dëgjoja muzikë. Humbja e këtyre emocioneve është humbja e lumturisë dhe akoma më keq një zbrazëti në intelekt dhe në karakter.
Darvinit i pëlqenin shumë romanet, më shumë ata që kishin përfundim pozitiv.
-Një ligj, – thoshte ai – duhet ti ndaloje romanet që nuk kanë fund të mire.
***
Ndaj atyre që zgjateshin tepër ne fjalime dhe shkrime Darvini ushqente antipati. Kur hëngri një drekë me Karlajlin, Darvini u tregoi miqve duke qeshur:
– Për dy orë rresht foli vetëm Karlajli. Dhe a e dini se cili ishte argumenti i bisedës? I thuri lavde heshtjes. /Albert Vataj / GazetaMetro

Më të fundit
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë