Loading…

Çarmatosja e popullsisë shqiptare: Çdo ditë dorëzohen 20 armë dhe mijëra municione

  • 26/03/2017 | 22:31

Çarmatosja e popullsisë shqiptare: Çdo ditë dorëzohen 20 armë dhe mijëra municione

Më shumë se 1200 armë dhe mbi 300 mijë municione janë mbledhur nga Policia e Shtetit të Shqipërisë deri më tani, falë dorëzimit vullnetar që po vijon në gjithë vendin.


Albert Dervishaj, shef i rendit në Policinë e Shtetit, thotë: “Kur nisi procesi, kishte mjaft skeptikë, të cilët mendonin se do të grumbulloheshin shumë pak armë. Procesi nisi me dorëzimin e 4-5 armëve në ditë, ndërsa sot dorëzohen mbi 20 armë dhe mijëra municione në ditë”.

Por, ashtu si ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri edhe uniformat blu mbështesin shtyrjen e amnistisë deri në fund të vitit dhe jo deri më 30 prill, që është në fuqi aktualisht.

“Mendoj se shtyrja e periudhës do t’i shërbente procesit dhe do na jepte mundësi që me heqjen e armëve ilegale të rritet edhe siguria publike”, u shpreh Dervishaj, shkruan tch.

Në ditët e fundit të detyrës, Saimir Tahiri tha se do t’i propozojë Parlamentit shtyrjen e amnistisë deri në muajin dhjetor, por ende nuk dihet nëse kanë nisur procedurat.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë