Loading…

Carragher: Manchester City mund të bëjnë historinë në Ligën e Kampionëve

  • 29/05/2020 | 11:43

Carragher: Manchester City mund të bëjnë historinë në Ligën e Kampionëve

Legjenda e Liverpool Jamie Carragher tha se kthimi i futbollit nuk ka të bëjë vetëm me fitoren e titullit nga Liverpool por edhe me Manchester City që mund të fitoj Champions League për herë të parë në historinë e tyre 140 vjeçare, transmeton Gazeta Metro.


‘Carra’ që njihet si ish mbrojtësi i ashpër i Liverpool nuk vlerëson vetëm rastin që klubi i tij zemrës mund ta fitoj titullin pas tridhjetë vite pritje por e vlerësoi rastin që tani Manchester City ka për të fituar titullin në Champions League.

Carragher tha se megjithëse vëmendja është tek Liverpool, rivalët e tyre nga Manchester po kalojnë pa u vërejtur në rrugën e tyre drejt titullit europian. Kjo vetëm ju shkon për shtat Pep Guardiolës e lojtarëve të tij.

Anglezi në shkrimin e tij në The Telegraph u shpreh se Guardiola është ekspert i shfrytëzimit të intensitetit emocional për të frymëzuar skuadrën e tij, mund të jetë që asnjë klub në Europë nuk është më i etur sesa ‘Cityzens’.

Carragher është i mendimit se pengesa kryesore e City drejt titullit kampion të Europës, Liverpool janë jashtë tani dhe ai nuk mendon se ka një ekip më të mirë se City apo një që matet me intensitetin e Tottenham dhe Liverpool që i mohuan skuadrës së Guardiola dy sezonet e kaluara.

Të vetmin kundërshtar për City sipas Carragher e sheh ish ekipin e Guardiolas nga Gjermania, Bayern Munchen. Por me gjithë këtë sipas Carras, City janë më të fortë dhe favorit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë