Loading…

“Çartet” Peci: Nervozohet me aksionin e PSD’së ndaj Vjosa Osmanit

  • 26/01/2021 | 17:06

“Çartet” Peci: Nervozohet me aksionin e PSD’së ndaj Vjosa Osmanit

Shefi i kabinetit të Vjosa Osmanit dhe njëkohësisht njeriu më i afërt i saj, Faton Peci duket se është nervozuar me aksionin e partisë PSD para presidencës, shkruan Gazeta Metro.

Peci nuk ka munduar ta pranon këtë aksion të PSD’së para presidencës, ku këtë aksion e ka quajtur si diçka që ngjall neveri dhe ky subjekt s’ka mundur ta kalon as pragun.

Ai ka thënë se nuk mund ta ndalin karvanin e fitores së Vetëvendosjes, ku pjesë e kësaj liste janë edhe Vjosa Osmani me disa persona.

Postimi i plotë nga Peci:

Reagimi i PSD-së ndaj presidentes Osmani ngjallë neveri. Një subjekt që nuk e ka kapë as pragun e pragut merr përsipër detyrë të zorshme në përpjekje për të aktruar opozitën.

Përpara se të bëni veprime, verifikoni faktet. Presidentja nuk përdorë fare veturë të Presidencës.Rrjedhimisht, ky mllef i juaji ka të bëjë më shumë me defaktorizimin tuaj si një subjekt, të cilit i ka mbet veç akronimi dhe nuk ka guxim as të marrin pjesë në zgjedhje.

Sigurisht, shpifja e juaj është nxitur edhe nga sondazhet e fundit, me të cilat Vetëvendosje dhe Lista Vjosa, me një listë të përbashkët do ta marrin shumicën në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Prandaj, të dëshpëruar socialdemokratë (PSD), ndërkaq karvani i fitores ecën, ju mund ta vazhdoni aktivitetin tuaj dhe të vendosni bilboarde gjithandej, sepse është e vetmja mundësi e juaja që të dilni në publik!//gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë