Mesfushori i Manchester United, Casemiro, ka shënuar dy gola fantastik sonte në ndeshjen kundër Reading në kuadër të raundit të 1/16 të FA Cup, transmeton Gazeta Metro.
Fillimisht, braziliani realizoi në minutën e 54’të ku pas pasimit të mrekullueshëm nga Antony, ‘parabolloi’ portierin Joe Lumley.
What a goal from Casemiro 🇧🇷 pic.twitter.com/Z3QV75hIff
— UtdPlug (@UtdPlug) January 28, 2023
Nuk vonoi shumë dhe pas katër minutave, ai nga një distancë shumë e largët lëshoi një goditje të papërshtatshme që e detyroi Lumley të nxjerrë përsëri topin nga rrjeta.
CASEMIRO FROM DISTANCE FOR HIS SECOND GOAL 😱 pic.twitter.com/O5nLQD9Ml1
— ESPN FC (@ESPNFC) January 28, 2023
Pas dy golave të Casemiros, në minutën e 67’të realizoi Fred dhe pak minuta më vonë ngushtoi epërsinë Amadou Mbengue.
Momentalisht ‘Djajtë e Kuq’ janë duke triumfuar me rezultat 3-1 në ‘Old Trafford’. /gazetametro.net