Loading…

Catherine Ashton vjen në Kosovë

  • 17/01/2017 | 08:32

Catherine Ashton vjen në Kosovë

Ish-përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, do të qëndrojë në një vizitë disa ditore në Kosovë, me ftesë të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë, Ashton pritet të takohet me presidentin Thaçi dhe me përfaqësues të Qeverisë së Kosovës dhe shoqërisë civile.

Por, përveç takimeve, ajo do të dekorohet nga Thaçi edhe me Medaljen Presidenciale të Meritave.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, udhëhoqi procesin e normalizimit për një kohë të gjatë.

Ajo kishte deklaruar se ndër sukseset më të mëdha të saj ishte arritja e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vitin 2013.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë