Loading…

Cavani planet e nuk shkon tek Boca Juniors, Solskjaer ja ndryshoi mendjen

  • 10/05/2021 | 16:45

Cavani planet e nuk shkon tek Boca Juniors, Solskjaer ja ndryshoi mendjen

Edinson Cavani ka nënshkruar vazhdimin e kontratës për një vit shtesë me klubin anglez të futbollit pas negociatës me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, transmeton Gazeta Metro.


Ishte vet trajneri Solskjaer që gjatë javëve të fundit ishte i hapur për dëshirën e tij që sulmuesi uruguaian të qëndroj në Angli.

Cavani sipas mediave angleze tani ka nënshkruar deri në verën e 2022’s pasi refuzoi një ofertë joshëse nga klubi argjentinas Boca Juniors dhe do të mbetet në elitën e futbollit europian.

Pritet që United do të konfirmojnë lajmin së shpejti, para ndeshjes së tyre të martën kundër Leicester City.

Cavani kishte nënshkruar si lojtar i lirë me Manchester United nga gjigantët francez Paris Saint-Germain në tetor të 2020’s, ku ishte raportuar të ketë pranuar zbritje page prej 35 % për të lëvizur në Old Trafford dhe shumën prej 6 milionë funtesh për të nënshkruar./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë