Loading…

Çdo ditë na vinte nga një mesazh 7, 6 , 5…: Gashi tregon se me urdhër të kujt ra Qeveria ‘Kurti 1’

  • 01/11/2021 | 23:40

Çdo ditë na vinte nga një mesazh 7, 6 , 5…: Gashi tregon se me urdhër të kujt ra Qeveria ‘Kurti 1’

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, ka treguar prapaskena e rrëzimit të qeverisë në mes të LDK’së dhe Vetëvendosjes. Ai ka rrëfyer se si ish i Dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, u kishte dhënë LDK’së 7 ditë kohë që ta rrëzojnë qeverinë Kurti 1, përcjellë Gazeta Metro.


Gashi ka thënë për ‘kanal 10’ se ishte Grenell, ai që iu kishte dhënë 7 ditë kohë për rrëzimin e qeverisë Kurti1, që përbëhej në mes të LDK’së dhe VV’së.

“Ne kemi pasur në mënyrë të saktë dhe të qartë të shkruar se kemi 7 ditë për të rrëzuar qeverinë. Dhe çdo ditë ka ardhur mesazh, 7, 6 , 5.. nuk ka asgjë të re dhe mezi i kemi nxjerrë tri ditë të reja. E ka thënë vetë ambasadori amerikan se ata kanë bërë presion për ta rrëzuar”, thotë Gashi.

Ai tutje u shpreh se partia të cilën ai përfaqëson e ka marrë çmimin për rrëzimin e qeverisë, duke ju referuar rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, ku LDK kishte marrë vetëm 13% të votave.

“Tashmë ne ke kemi marrë çmimin për atë punë., e kemi paguar. I takon të shkuarës. Kthehemi në ditët e sotme. Zoti Kurti ka një qeveri me një rezultat të jashtëzakonshëm si pasojë e atyre që ndodhën. Ne kemi marrë mësimin tonë. Mendoj se qasje e tyre ndaj opozitës në Kuvend është agresive. Sa herë dalim me ndonjë propozim ata na thonë se juve ju ka treguar populli ku e keni vendin“, tha tutje Gashi /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë