Loading…
Çdo dy sekonda një person detyrohet të largohet nga vendi i tij: Lexoni 6 fakte për refugjatët
  • 23/04/2019 | 18:32

Çdo dy sekonda një person detyrohet të largohet nga vendi i tij: Lexoni 6 fakte për refugjatët

Foto ilustruse e një refugjati kosovar

Në botë janë mbi 25.4 milionë refugjatë. Sipas një raporti të publikuar nga OKB-ja, çdo dy sekonda një person detyrohet të largohet nga vendi i tij, për t’i shpëtuar vdekjes, e cila mund t’i vijë në forma të ndryshme, shkruan Gazeta Metro.


Refugjatët janë ata persona që lagrohen nga vendi i tyre, kur vendi kapet nga rreziku për jetë. Më poshtë Gazeta Metro, ju sjellë 6 fakte që s’i keni ditur për refugjatët:

1. Koncepti i termit ‘refugjat’ ka ekzistuar që nga kohërat e lashta në Greqinë e lashtë, kur njerëzit mund të gjenin strehë në vendet e shenjta të perëndive që adhuronin.

2. Emigranti dhe refugjati nuk janë të njejtë:

Refugjatët detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa, migrantët zgjedhin ta bëjnë këtë, edhe pse mund të ndjehen të detyruar p.sh nga varfëria. Dallimi tjetër është se migrantët kanë mbrojtjen e vendit të tyre, refugjatët nuk kanë.

3. Ky term është bërë shumë i njohur  qysh në vitin 1685 kur protestanët francezë ikën në vende të tjera kur qeverua më nuk mbronte lirinë e tyre fetare.

4. Pas Luftës së Dytë Botërore ligji modern hyri në fuqi, ku nga persekutimi miliona njerëz u detyruan të zhvendoseshin.

5. Agjencia e OKB-së për refugjatët njofton se një person detyrohet të largohet nga vendi i tij apo saj për shkak të konflikteve ose persekutimeve çdo dy sekonda.

6. Refugjatët përballen me sfida si varfëria, arsimi, gjuha, dhuna se ksuale, shfrytëzimi dhe trafikimi i qenieve njerëzore.

Kujtojmë qe kosovarët kanë qenë refugjatë, sidomos pas luftës së fundit në Kosovë në vitin 1999, dhe janë strehuar në shumë kampe nëpër vende të ndryshme të Evropës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë