Një veturë është xhiruar mbrëmë duke bërë vozitje të vrullshme, apo siç njihet ‘drift’, te rrethi në rrugën ‘C’ në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.
‘Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë’, kanë publikuar një video, ku shihet një veturë duke bërë ‘drift’ në rrethin te rruga ‘C’.
Sipas banorëve atje, kjo veturë gati çdo natë bën ‘drift’ dhe kjo po i pengon ata, pasi po shkakton shumë zhurmë.
Ata kanë kërkuar nga Policia e Kosovës, që të identifikohet vetura dhe të mos lejohet që të lëvizë më në këtë mënyrë.
Më poshtë keni videon e kësaj ngjarje. /gazetametro.net